|
Translations in All Languages - eXact, eXpress
The source language - the main language
Translating from English into other languages poses numerous problems for a non-native-speaker. In a recent document I had to translate, the following sentence: "Our firm has been retained by Bob & Smith, L.L.P., a United States attorney, on behalf of Clark Kent, to locate the potential heirs of Gary Lane".
As a translator you have to know that "L.L.P." stands for "limited-liability partnership", and you have to understand the proper relations between Clark Kent, Bob& Smith and "Our company". You have to also know that "attorney" is a US term meaning a lawyer, but if the "attorney" should be "Attorney", then there is a big difference.
It is not easy to know these things if English is your second language, and especially if you do not live in an English-speaking country. In other words, I believe that the source language should be the one that has to be the main language. I do not know why they normally hire translators whose main language is the target language.
Si përkthyes, përpiqem të njoh mirë të dyja gjuhët dhe kulturat në të cilat përkthej. Më ndihmon shumë fakti që këtu në Kanada jam mësues i gjuhës angleze dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me gramatikën. Nga ana tjetër, si përkthyes, mbaj kontakt me shqiptarë të krahinave dhe dialekteve të ndryshme. Në përkthimet e mija, përpiqem të jem i saktë dhe as të shtoj, as të heq; përpiqem të përkthej kumtimin e fjalëve dhe jo fjalët, dhe synoj që përkthimet e mija të tingëllojnë njësoj sikur të ishin shkruar në gjuhën amëtare. Këtu poshtë po jap disa mendime në lidhje me problemet gramatikore që has në punën e përditëshme si përkthyes. Janë thjesht mendime dhe opinione personale dhe jo gjithsëcili mund të bjerë dakord.
Perkthimi i fjales "fanatik"
Para pak kohesh me kerkuan te verifikoja nje perkthim qe ishte bere ne nje seance gjyqesore pasi pala mbrojtese insistonte se humbja e gjyqit ishte kryesisht per faj te perkthyesit. Te them te drejten, fillimisht hezitova pasi nuk e besova qe nje ceshtje gjyqesore mund te humbet per shkak te perkthyesit. Perkthyesit perpiqen me te gjitha mundesite qe te lehtesojne komunikimin midis dy paleve qe nuk flasin te njejten gjuhe, sidoqe sidomos ne seancat gjyqesore perkthyesit jane nen nje presion te madh. Se dyti, dihet se asnje perkthim nuk eshte perfekt dhe per mua te kritikosh perkthimin e nje kolegu eshte si te meresh me cingerima.
Megjithate, mbas telefonatave te shumta, pranova te takohesha me avokatin e shqiptarit qe humbi gjyqin me kusht qe te jepja versionin tim te perkthimit pa degjuar perkthimin e bere ne gjyq. Ne fund avokati me kerkoi te beja krahasimin dhe vura re se pala mbrojtese kishte te drejte. Per here te pare kuptova se si perkthimi i gabuar i fjaleve kyce mund te shkaktoje konfuzion te madh. Nje nga fjalet kyce qe ishte perkthyer gabim dhe qe vendosa te shkembej me ju i dashur lexues i faqes sime te internetit, ishte fjala shqipe "fanatik". Perkthyesi e kishte perkthyer fjalen shqipe "fanatik" me fjalen angleze "fanatic". Dihet nga cdo shqiptar se fjala "fanatik" ne shqip i referohet kryesisht nje personi konservator, me zakone prapanike etj. Ndersa fjala angleze "fanatic" ka kuptim tjeter dhe, sipas mendimit tim, duhet perkthyer "entuziast i flakte". E vetmja lidhje qe ka fjala shqipe "fanatik" me fjalen angleze "fanatic" eshte ngjashmeria ne te shkruar. Eshte per t'u cuditur fakti qe fjala "fanatik" eshte perkthyer "fanatic" ne te gjithe fjaloret Shqip-Anglisht qe me kane rene ne dore.
Gjinia e mbiemrave
Ne parim, mbiemri nuk ka gjini. Mbiemri thjesht cileson emrin. Vete emri ne gjuhen shqipe ka dy gjini: gjinine mashkullore dhe gjinine femerore. Percaktimi i gjinise se emrit behet vetem kur emri eshte ne numurin njejes te trajtes se shquar. Ne kete rast, emrat qe mbarojne me "i" dhe "u" jane te gjinise mashkullore, ndersa emrat qe mbarojne me "a" jane te gjinise femerore. Natyrisht ka dhe perjashtime, sidomos per emrat e pervecem qe jane te huazuar nga gjuhet dhe kulturat e tjera, etj.
Eshte interesant fakti qe ne gjuhen shqipe flitet edhe per gjinine e mbiemrit! Patjeter qe kjo ceshtje ka te beje me gjinine e emrit qe cilesohet. Gjinia e mbiemrave ne gjuhen shqipe, kohet e fundit u be nje objekt diskutimi ne grupin e perkthimit tek Yahoo. Si anetar i ketij grupi, mora pjese edhe vete ne kete diskutim, dhe ju ftoj edhe juve, i dashur vizitor, te jepni mendimin tuaj.
Nje anetare e grupit te perkthimit shkruan:
" E dashur L...,
Po i përgjigjem pyetjes suaj të parë në bazë të Librit të Gramatikës së Gjuhës Shqipe.
1. "Gjinia e mbiemrit që shoqërohet me emrin në numrin shumës
Në shumës disa emra mashkullorë kthehen në femërorë dhe kjo zbulohet nga gjinia e mbiemrit, p.sh.: mal i lartë - male të larta.
Kjo dukuri, që quhet dygjinishmëri (ambigjeni), ndeshet mjaft në gjuhën e sotshme shqipe.
Gjithashtu kjo dukuri ngatërrohet shpesh, p.sh. shpesh thuhet gabim: male të lartë, pyje të lartë, hapa të ngadalshëm etj. Në fakt duhet të thuhet: male të larta, pyje të larta, hapa të ngadalshme etj"."
Mendimi im:
Nuk jam dakord qe "Në shumës disa emra mashkullorë kthehen në femërorë". Logjika te thote qe nje mashkull nuk mund te kthehet ne femer thjesht sepse ai bashkohet me meshkuj te tjere... Naim Frasheri, ne poemen e tij te fameshme "Bageti e bujqesi" shkruajti: "O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate, ....". Mua si shqipetar nuk do te me tingellonte mire po te thuhej " lisat e gjata". Perkundrazi, perputhja ne gjini do te me tingellonte me shqip.
P.sh. per gjinine mashkullore, trajta e pashquar: (nje) Lis i gjate - (ca) lisa te gjate; mal i larte - male te larte, pyll i larte - pyje te larte, hap i ngadalshem - hapa te ngadalshem, djale i bukur - djem te bukur, etj. Trajta e shquar do bente: Lisi i gjate - lisat e gjate, mali i larte - malet e larte, pylli i larte - pyjet e larte, hapi i ngadalshem - hapat e ngadalshem, djali i bukur - djemte e bukur.
Ndersa per gjinine femerore, trajta e pashquar: (nje) koder bukuroshe - (ca) kodra bukuroshe, fushe e gjere - fusha te gjera, vajze e bukur - vajza te bukura, etj. Trajta e shquar do bente: kodra bukuroshe - kodrat bukuroshe, fusha e gjere - fushat e gjera, vajza e bukur - vajzat e bukura.
Shume mbiemra perdoren njesoj, si per emrat e gjinise femerore ashtu edhe per emrat e gjinise mashkullore, kur keta emra jane ne numurin njejes. P.sh.: "lume i gjere, fushe e gjere", "djale i bukur, vajze e bukur", etj. Kjo nuk eshte e vertete per numurin shumes, p.sh.: "lumenj te gjere - fusha te gjera", "djale i bukur - vajza te bukura", etj.
Kerkova te di per autoret dhe vitin e botimit te librit te gramatikes qe anetareja e mesiperme kishte perdorur si reference, dhe ajo me shume miresjellje m'u pergjegj:
I dashur Nick,
Referenca që përdora nuk ishte e imja, por e Librit “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 2002. Autorët e këtij libri (Vëllimi I dhe II) janë Fatmir Agalliu, Engjëll Andoni, Shaban Demiraj, Ali Dhrimo, Enver Hysa, Emil Lafe, Ethem Likaj. Redaktori i vëllimit është Prof. Shaban Demiraj dhe kryeredaktor është Prof. Mahir Domi. Numri ISBN është 99927-761-6-1.
Sa për mendimin tim, mua do të më vriste veshin po të dëgjoja të thuhej "hapa të ngadalshëm" dhe jo "hapa të ngadalshme". Ashtu siç e dimë të gjithë, gramatika e gjuhës shqipe është mjaft e komplikuar [he-he-he-lum si ne ;)]. P.sh., në rastin “djalë me sy e vetulla të zeza”. “Të zeza” është femërore dhe i është përshtatur fjalës së dytë “vetulla” (femërore) dhe jo fjalës së parë mashkullore “sy”. Ndërsa në rastin e mëposhtëm: “Të dashur nënë dhe baba”, "Të dashur shokë dhe shoqe!", mbiemri vendoset në gjininë mashkullore, por në numrin shumës ;) ;)
Të fala, M.....
Pergjigje:
E dashur M.....,
Faleminderit per informacionin ne lidhje me librin a gramatikes.
Gramatika e gjuhes shqipe komplikohet pasi ne Shqiperi mendoj se gramatika studjohet per gramatike, e jo ne funksion te gjuhes. Ky fakt vihet re sidomos ne mesimin e gjuheve te huaja, qe fillon(te) nga klasa e peste e vazhdon deri ne universitet, dhe mbas mbarimit te universitetit njerezit nuk jane ne gjendje te porosisin nje gjelle ne nje restorant te huaj...
Ne shembullin e pare qe permend, eshte me se normale qe mbiemri t'i pershtatet ne gjini emrit te bashkangjitur. P.sh. "djale me sy e vetulla te zeza", ose "djale me vetulla e sy te zes". Forma me e plote do te ishte: "djale me sy te zes e vetulla te zeza", ose "djale me vetulla te zeza e sy te zinj".
Ne shembullin e dyte: "Te dashur nene dhe baba" apo "te dashur shoke dhe shoqe", mbiemri vihet para emrit. Ketu kemi te bejme me nje perjashtim, pasi ne pergjithesi ne gjuhen shqipe, mbiemri qendron pas emrit. Gjithashtu analiza gramatikore duhet bere ne formen e plote te fjaleve dhe te fjalive. Forma e plote e shembujve te mesiperm do te ishte: "E dashur nene dhe i dashur baba", apo "te dashur shoke dhe te dashura shoqe". Kur mbiemri cileson dy ose me shume emra te gjinive te ndryshme, dhe vihet para tyre, keta emra konsiderohen te gjithe sebashku ne gjinine mashkullore, madje edhe sikur nje emer i vetem te jete i gjinise mashkullore dhe pjesa tjeter e emrave te jene te gjinise femerore. Ndoshta kjo vjen nga kultura jone disi patriarkale(?) :):)
Perdorimi i foljes "lind"
Dje isha per vizite tek nje shok shqipetar, meqenese i erdhi grauaja nga Shqiperia. Ajo kishte sjelle nje liber me poezi, te botuar ne Shqiperi ne vitin 2002, dhe ma dha ta lexoj. Ne kopertine jepet nje biografi e shkurter e autorit: "Filan fisteku, u lind ne filan vend, ne filan date... etj." Me beri pershtypje perdorimi i foljes "lind". Me mire do te me tingellonte "lindi". Eshte interesant fakti se si disa "gjuhetare" e bastardojne gjuhen shqipe, per hir te korrekteses gramatikore ne nje drejtim, duke neglizhuar drejtimet e tjera.
Ne radhe te pare, kuptimi vepror apo pesor i disa foljeve te gjuhes shqipe qe jane si kalimtare ashtu dhe jokalimtare, percaktohet nga perdorimi i kundrinorit. Ne rast se folja lind perdoret pa kundrinor, do te thote qe eshte ne diatezen pesore, dhe veprimi bie mbi kryefjalen, p.sh.: Iliri lindi dy muaj pas vdekjes se gjyshit. Anasjelltas, kur folja lind perdoret me kundrinor, atehere kemi te bejme me diatezen veprore; veprimi kryhet nga kryefjala dhe bie mbi nje pjese tjeter te fjalise, p.sh.: "Gruaja e Benit lindi djale, ndersa kunata lindi binjake". Te mos harrojme se per foljen lind luan rol edhe gjinia e emrit qe sherben si kryefjale. Vetem emrat e gjinise femerore sherbejne per perdorimin a foljes lind ne diatezen veprore.
Nje vecori tjeter e foljes lind ne gjuhen shqipe, ndryshe nga gjuhet e tjera, eshte se folja lind nuk perdoret me foljen ndihmese jam, por me foljen ndihmese kam, p.sh.: Kur keni lindur ju lutem? - Kam lindur me kaq e aq. Nuk e di nese dhe kjo do ndryshoje, dhe folja ndihmese kam do zevendesohet me foljen ndihmese jam. Ndoshta do rehabilitohet folja "pjell" e cila ka vetem kuptim vepror, dhe folja "lind" do perdoret vetem ne kuptim pesor. Deri atehere, une do vazhdoj te perkthej dhe te shqiperoj ne ate lloj forme qe do te tingelloje sa me mire per veshin e shqipetareve, dhe jo te "gjuhetareve".
Perkthimi i fjales "Elektroteknike"
Kohet e fundit bera nje perkthim te nje vertetimi shkollor, nga gjuha shqipe ne gjuhen angleze. Fjalen "Vizatim Teknik" e perktheva "Drafting", por problemi ishte me perkthimin e fjales "Elektrotekinke", pasi nuk ka lende ekuivalente ne shkollen e mesme kanadeze. Ne rast se do ta perktheja "Electronics", atehere kush ka njohuri nga fusha elektronike dhe elektrike, nuk do te binte dakord, sepse kjo lende meret me njohuri baze nga te dyja fushat. Me fjale te tjera, Elektroteknika meret me Tekniken Elektrike dhe Elektronike. Eshte e rendesishme per nje perkthyes te hyje ne thelb te fjaleve dhe termave qe ai perkthen. Per fat te mire, kam studjuar Elektroteknike si ne shkollen e mesme "Skenderbej" ashtu edhe ne shkollen e larte ku mbarova per Radiolokacion.
Vendosa t'i hedh nje sy fjalorit Anglisht - Shqip te Pavli Qeskut, qe per mendimin tim eshte nje fjalor vertet shume i mire. Ne fakt, une shume rralle perdor fjalor dy-gjuhesh, pasi ne rast se dua te shikoj per nje fjale angleze, perdorimi i fjalorit anglisht-anglisht eshte me i vlefshem. Nejse, ne fjalor gjeta qe fjala "Elektrotekinke" ishte perkthimi i fjales "Electro - Technics". Kjo fjale e perbere, me sa di une, nuk ekziston ne gjuhen angleze, ndersa fjala "Technics" eshte amerikanizimi artificial i fjales britanike "Techniques". Perfundimisht, fjalen Elektroteknike e perktheva Electro-Techniques. Ne kete menyre gjithashtu i qendrova besnik origjinalit, pasi fillimisht mendova ta perkthej: " Electrical and Electronics Fundamentals" .
Career
If interested in applying for the position of the Albanian translator - Geg dialect in legal field, please translate the following:
Aktgjykim
Zgjidhet kurora e lidhur me daten .... prane Sherbimit te Ofiqarise ne ...., me numer ... , ne mes te propozuesit ..., i lindur me daten ... ne ...., nga i ati ... dhe e ema ..., dhe propozueses ..., e vajzerise ..., e lindur me daten ... ne ... nga i ati ... dhe e ema ..., me marreveshje konform nenit ... te LMFK-se.
|